Punë për infermiere / teknikë mjekësor në Gjermani

Për kandidatët të cilët nuk posedojnë njohuri të nivelit B1 të gjuhës gjermane, ofrojmë trajnime në disa vende anembanë vendit dhe më pas ofrojmë punë në Gjermani

Konkursi është vazhdimisht i hapur

KOMPANIA NDËRKOMBËTARE ARTIGUM MANAGEMENT ËSHTË ME EKSPERIENCË SHUMËVJEÇARE NË PUNËSIMIN E PUNËTORËVE MJEKËSOR. ARTIGUM MANAGEMENT U BËN THIRRJE TEKNIKËVE MJEKËSOR/INFERMIEREVE (TË DREJTIMIT TË PËRGJITHSHËM, PEDIATRIK OSE AKUT), TË CILËT JANË TË INTERESUAR PËR NJË PUNË TË PËRHERSHME NË GJERMANI, TË PARAQITEN NË KONKURSIN E HAPUR TË FAQES SË KOMPANISË ARTIGUM MANAGEMENT

SHËRBIMET
  • Bashkëpunimi me një numër të madh institucionesh mjekësore në të gjithë Gjermaninë
  • Kurse falas në qytetin tuaj
  • Nostrifikim falas të diplomes suaj në Gjermani
  • Aplikim falas për provim për Telc certifikatë
  • Shërbime falas për aplikim për vizë në ambasadën e Gjermanisë
  • Pregaditje dhe aplikim falas për provim profesional (Kenntnisprüfung) si dhe punë e siguruar në Gjermani
  • Punësim me licencë (URKUNDE)
  • Të gjitha shërbimet janë falas dhe pa asnjë provizion për kandidatët

Punë ne spitalet dhe
klinikat private dhe publike

Punë si përkujdesës/e
dhe si motër medicinale

Punë në shërbimin
e patronazhit

Përshkrimi i detyrave:

  • Përcaktimi i nevojave të përgjithshme të infermierisë, procesi i kujdesit themelorë shëndetësor, zbatim i kujdesit shëndetësor si dhe rehabilitimit
  • Administrimi i medikamenteve dhe trajtimeve të shkruara nga mjekët dhe kujdesi për gjendjen e pacientëve
  • Mbrojtja dhe përmisimi i gjendjes së pacientëve, zhvillim i programeve dhe zbatimi i aktiviteteve të edukimit shëndetësor si dhe lehtësimin dhe mundësimin e aktiviteteve që synojnë mbrojtjen e shëndetit të grupeve të rrezikuara
  • Trajnim shtesë për punëtorët shëndetësor
  • Përpilimi I raporteve me shkrim mbi aktivitetet e kryera
  • Sigurimi i kushteve higjienike – higjienës së përgjithshme në institucion

Profili i kandidatit:

  • Diplomë e shkollës së mesme ose shkollës së lartë mjekësore (mjekësi e përgjithshme, gjinekologji ose pediatri)
  • Të ketë të dhëne provimin shtetëror
  • Mundësi për punësimin e kandidatëve me ose pa përvojë
  • Njohja e gjuhës gjermane nuk ështe një kusht
  • Kandidatët të cilët posedojnë certifikatë B1 të gjuhës dhe e kalojnë intervistën me punëdhënësit, kanë mundësi të punësohen brenda një muaji
  • Qëndrim pozitiv dhe gadishmëri për t’u përshtatur me mjedisin dhe sfidat e reja

Pagesaː

  • Paga bruto në lartësi prej 1900 euro gjatë periudhës para marrjes së diplomës
  • Paga bruto në lartësi prej 2200-2600 euro pas njohjes së diplomës
  • Puna jashtë orarit, ndërrimet e natës ose puna gjatë ditëve të festave nuk janë të përfshira në pagesë
  • Kontrata është me kohëzgjatje të pacaktuar me 21 ditë të lira
  • Sigurim i vendqëndrimit me çmim prej 350-550 euro duke përfshirë ngrohjen, energjinë elektrike dhe internetin
  • Kandidatëve nuk ju merret provizion për shërbimet e agjencionit
TATIM

Nuk marrim provizion për shërbimet